SPB Tetovë: Arrestohet shtetas i Shqipërisë për vjedhje, dy persona të tjerë për sulm fizik

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Shkurt, 2026 11:46

SPB Tetovë: Arrestohet shtetas i Shqipërisë për vjedhje, dy persona të tjerë për sulm fizik

Më 03.02.2026, rreth orës 18:50, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin I.T. (57) nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “vjedhje”, konkretisht se nga një objekt shitjeje ka marrë telefona celularë.

“Më datë 03.02.2026, në ora 18:50 në rrugën ‘Ilinden’ në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin I.T. (57) nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘vjedhje’, gjegjësisht se nga një objekt shitjeje ka marrë telefona celularë,” njoftojnë nga SPB Tetovë.

Më vonë, rreth orës 23:00, policia ka arrestuar edhe I.G. (40) dhe D.M. (26), të dy nga Tetova, pasi janë denoncuar nga I.T. se e kanë sulmuar fizikisht.

“Në ora 23:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria edhe I.G. (40) dhe D.M. (26), të dy nga Tetova, të cilët janë denoncuar nga I.T. se në periudhën prej orës 18:00 deri në 19:00 në rrugën ‘Ilinden’, pas një debati paraprak për telefona celularë, e kanë sulmuar fizikisht,” thuhet në njoftim.

Nga SPB Tetovë bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të përfshirë do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale. Gazeta Flaka

9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Shkurt, 2026 11:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?