Ministria e Punëve të Brendshme njofton se më 04.02.2026 rreth orës 22:00, në Kavadar, zyrtarë policorë në Kavadar kanë privuar nga liria A.M. (38) nga Kavadari.
“Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, i realizuar me urdhër gjykate nga Gjykata Themelore në Kavadar, janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë gazi, një karikator me fishek, një pistoletë ajrore, dy revole dhe 58 fishekë kalibri 9 mm, të cilat i posedonte pa dokumentacion përkatës,” thuhet në njoftimin e MPB-së.
I dyshuari është ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. Gazeta Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
5 Shkurt, 2026 11:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.