“Sabër”, mesazhi i Meidanit pas reagimit të Zekirja Ibrahimit për provimin e jurisprudencës

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Shkurt, 2026 16:19 Përditësuar

“Sabër”, mesazhi i Meidanit pas reagimit të Zekirja Ibrahimit për provimin e jurisprudencës

Pas reagimit publik të Zekirja Ibrahimit lidhur me provimin e jurisprudencës dhe statusin e gjuhës shqipe në RMV, ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka dhënë një përgjigje indirekte, por domethënëse, përmes një mesazhi të shkurtër: “Sabër”.

Postimi i Meidanit është interpretuar si thirrje për maturi, durim dhe mosnxitim në deklarata publike, duke aluduar në stilin e reagimeve të shpeshta dhe të drejtpërdrejta të Ibrahimit, përfaqësues i koalicionit VLEN.

Zekirja Ibrahimi, në reagimin e tij, kishte shkruar se “ra provimi i jurisprudencës e u pamë”, duke shtuar se për vite me radhë institucionet kanë mashtruar lidhur me statusin real të gjuhës shqipe dhe se provimi i jurisprudencës nuk është mbajtur në shqip për gati dy dekada.

“Asnjëherë nuk është vonë për ta kuptuar të vërtetën,” kishte shkruar Ibrahimi, duke vënë në pikëpyetje edhe reagimet e vonuara institucionale.

Ndërkohë, pa hyrë drejtpërdrejt në polemikë, ambasadori Meidani ka zgjedhur një qasje simbolike.

“Sabër,” ishte mesazhi i vetëm i tij, i lexuar nga opinioni si apel për qetësi, maturi politike dhe shmangie të deklaratave të nxituara që, sipas kritikëve, shpesh e karakterizojnë diskursin e Ibrahimit.

Reagimi i Meidanit vjen në një klimë të tensionuar debati publik rreth të drejtës për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, çështje që ka hapur përplasje politike dhe reagime të forta nga aktorë të ndryshëm institucionalë dhe partiakë.Gazeta Flaka

104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Shkurt, 2026 16:19 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?