Incident në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip, dy ushtarë lëndohen rëndë gjatë ushtrimeve
Dy ushtarë profesionistë të Armata e Maqedonisë së Veriut, njëri 40 vjeç nga Kratova dhe tjetri 28 vjeç nga fshati Studeniçan i Shkup, kanë përfunduar në spital me lëndime të rënda trupore pas një incidenti që ndodhi gjatë kryerjes së ushtrimeve në poligonin ushtarak “Penush” në Shtip.
Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, 40-vjeçari, epror në kazermë, ka sulmuar fizikisht ushtarin më të ri gjatë realizimit të detyrave zyrtare. Lëndimet e dy pjesëtarëve janë konfirmuar edhe nga ARM, e cila thekson se të dy janë aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore.
“Ju informojmë se për dy personat tanimë janë ndërmarrë masa në përputhje me rregullat ekzistuese. Armata ngelet e përkushtuar në respektimin e procedurave dhe standardeve gjatë kryerjes së aktiviteteve”, deklarojnë nga ARM.
Ky nuk është incidenti i parë në kazermën e Shtipit. Më parë, një ushtar me iniciale F.J përfundoi në Spitalin Psikiatrik pas disa sjelljeve të çuditshme në kazermë, duke vënë në pah shqetësimet për disiplinën dhe sigurinë në institucion.
Hetimet për rrethanat e incidentit janë duke vazhduar nga autoritetet kompetente.
Flaka


















