Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në afërsi të fshatit Shkallë, në bashkinë Konispol, ku dy motoçikleta janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar një viktimë dhe një të plagosur.
Sipas raportimeve nga BoldNews, viktima është Urim Çaze, 70 vjeç, banues në Konispol, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e përplasjes. Ndërkohë, drejtuesi i motoçikletës tjetër, Besnik Arapi, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar për ndihmë mjekësore.
Policia dhe ambulanca në vendngjarje Forcat e policisë dhe ekipi i ambulancës ndodhen në vendin e ngjarjes, duke kryer veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Hetimet paraprake po shqyrtojnë shkakun e përplasjes, ndërsa pritet raporti zyrtar i ekspertizës.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
13 Gusht, 2025 14:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.