Një 16-vjeçar nga Berova ka pësuar lëndime të rënda trupore pas një aksidenti trafiku të ndodhur në rrugën lokale Berovë–Ablanicë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, aksidenti ka ndodhur më 5 gusht rreth orës 17:20, ku janë përfshirë një motoçikletë e markës “Hamachi” pa targa regjistrimi, e drejtuar nga i mituri, dhe një automjet “BMW” me targa britanike, të cilin e drejtonte I.S. (47) nga Shkupi.
Nga përplasja, motoçiklisti i mitur ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm në Koçan, ku dëmtimet janë konfirmuar nga mjekët.
Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Koçan, ndërsa ekipet hetimore të Sektorit për Punë të Brendshme në Berovë kanë kryer ekspertizën në vendin e aksidentit për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.
Autoritetet po vazhdojnë me zbardhjen e plotë të rastit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
6 Gusht, 2026 19:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.