Aksident i rëndë në Gostivar, shtatë persona të lënduar – pesë prej tyre me lëndime të rënda
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen Mllaki të Gostivarit, ku janë përplasur dy automjete, ndërsa shtatë persona kanë mbetur të lënduar.
Sipas njoftimit të SPB Tetovë, aksidenti është raportuar më 6 korrik 2026, rreth orës 23:10, në DPB Gostivar. Në aksident janë përfshirë një automjet “Citroen Berlingo” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga R.J. (59) nga Gostivari, dhe një automjet “Seat Leon” me targa të Shkupit, që drejtohej nga O.R. (70), gjithashtu nga Gostivari.
Si pasojë e përplasjes, lëndime të rënda trupore kanë pësuar të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe tre pasagjerë, M.S. (64), Z.I. (45) dhe S.R. (60). Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
Ndërkohë, edhe dy pasagjerë të tjerë, D.P.G. (59) dhe P.A. (54), kanë pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore të Gostivarit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e DPB Gostivar, të cilat kanë kryer këqyrjen dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Flaka
















