Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në aksin rrugor Korçë–Ersekë, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përmbysur anës rrugës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, dhe sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, në mjet ndodheshin dy persona. Ata janë nxjerrë nga shërbimet zjarrfikëse dhe janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në terren dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarve, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në këtë segment rrugor.
Aksidenti ka ndodhur në një zonë të njohur për kthesa të rrezikshme, ku më parë janë raportuar incidente të ngjashme.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
1 Gusht, 2025 16:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.