Aksident i rëndë në rrugën Kërçovë–Ohër, një person me lëndime të rënda dhe shtatë të tjerë të lënduar

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 28 Korrik, 2026 19:29

Aksident i rëndë në rrugën Kërçovë–Ohër, një person me lëndime të rënda dhe shtatë të tjerë të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën magjistrale Kërçovë–Ohër, në afërsi të fshatit Drugovë, ku janë përfshirë tre automjete dhe kanë mbetur të lënduar disa persona.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), aksidenti ka ndodhur më 27 korrik 2026, rreth orës 13:35, ndërmjet një automjeti Volkswagen Tiguan me targa të Prilepit, një Volkswagen Golf me targa të Shkupit dhe një Citroën me targa të Kërçovës.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar 79-vjeçari S.R., bashkëudhëtar në automjetin “Citroën”, nga fshati Greshnicë. Ndërkohë, me lëndime trupore kanë përfunduar tre drejtuesit e automjeteve, si dhe pesë pasagjerë të tjerë, përfshirë dy fëmijë të mitur.

Të lënduarit janë transportuar në Qendrën Mjekësore të Kërçovës, ku u është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore dhe janë konstatuar lëndimet.

Nga MPB bëjnë të ditur se një ekip i policisë nga NJPB Kërçovë ka kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes, ndërsa po hetohen të gjitha rrethanat që çuan në aksident.

Flaka

406
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 28 Korrik, 2026 19:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
406
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?