Një nënë dhe dy fëmijët e saj të mitur kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti me katërrrota që ka ndodhur në territorin e fshatit Bozovcë, në rajonin e Tetovës.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), më 1 gusht 2026, rreth orës 13:25, në SPB Tetovë është raportuar nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore se një katërrrota kishte dalë nga rruga në territorin e fshatit Bozovcë.
Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, efektivët e policisë konstatuan se mjeti drejtohej nga M.A. (43), nga fshati Shipkovicë, me qëndrim të përkohshëm në Gjermani. Në katërrrotë udhëtonin edhe dy fëmijët e saj të mitur si pasagjerë.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesja dhe dy fëmijët u transportuan në Spitalin Klinik të Tetovës, ku mjekët konstatuan se kishin pësuar lëndime trupore.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Tetovës, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
3 Gusht, 2026 13:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.