Aksident me veturë policie në Tetovë, arrestohet 56-vjeçari nga Gostivari

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Prill, 2026 20:08

Aksident me veturë policie në Tetovë, arrestohet 56-vjeçari nga Gostivari

Një person nga Gostivari është arrestuar pas një aksidenti trafiku që përfshiu një automjet policor në Tetovë.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:15 në rrugën “Ilinden”, ku zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria B.A. (56). Sipas informacioneve zyrtare, aksidenti kishte ndodhur mes një automjeti zyrtar policor të tipit “Peugeot” dhe një veture pasagjerësh “Mercedes” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga i dyshuari.

Pas verifikimeve të kryera në vendngjarje, është konstatuar se 56-vjeçari po drejtonte automjetin pa leje drejtimi, duke shkelur ligjin në fuqi.

Në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal, automjeti është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

Autoritetet bëjnë apel për respektim të rregullave të komunikacionit, duke theksuar se drejtimi i automjetit pa leje përbën rrezik serioz për sigurinë publike.

Flaka

90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Prill, 2026 20:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?