Aksident në rrugën Gërdovc–Zërnovc, 24-vjeçari kapet pa patentë dhe me 1.69 promilë alkool
Një person ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa dy të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën rajonale Gërdovc–Zërnovc, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas MPB-së, aksidenti ka ndodhur më 23 korrik 2026, rreth orës 03:30, kur 24-vjeçari D.N. nga fshati Gradec i rrethinës së Vinicës, duke drejtuar automjetin e tipit “Opel” me targa të Vinicës, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë jashtë rrugës.
Nga aksidenti, bashkudhëtari S.S. (28) nga fshati Jakimovë ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa drejtuesi i automjetit dhe bashkudhëtari tjetër D.A. (28) nga fshati Istibanjë kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë kontrolluar dhe trajtuar në Institucionin Shëndetësor Publik në Koçan.
Gjatë hetimit në vendin e ngjarjes, ekipi hetimor ka konstatuar se 24-vjeçari nuk kishte patentë shoferi. Gjithashtu, pas testimeve është vërtetuar se ai drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, me 1.69 promilë alkool në gjak.
Me urdhër të prokurorit publik, D.N. është privuar nga liria, ndërsa pas përfundimit të dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës penal.
Flaka
















