Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën rajonale Gostivar–fshati Gradec.
Sipas njoftimit të SPB Tetovë, aksidenti është raportuar më 3 gusht 2026 rreth orës 10:30 në Departamentin Policor të Gostivarit dhe ka përfshirë dy automjete të udhëtarëve, një “Audi” me targa të Gostivarit dhe një “Golf” me targa gjermane.
Automjeti “Audi” drejtohej nga E.B. (52) nga Gostivari, ndërsa “Golf”-i nga A.S. (30) nga fshati Dobridoll.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i “Golf”-it, A.S., ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa drejtuesi i “Audi”-t dhe një pasagjer kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Urgjente në Gostivar.
Këqyrjen në vendin e aksidentit e ka kryer ekipi i Departamentit Policor të Gostivarit, ndërsa po vazhdojnë procedurat për zbardhjen e plotë të rastit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
4 Gusht, 2026 14:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.