Aksident në Studeniçan, disa të lënduar – përfshihen edhe fëmijë
Një aksident komunikacioni me të lënduar është regjistruar në fshatin Studeniçan, në rajonin e Shkupit.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ngjarja ka ndodhur më 31 mars 2026 rreth orës 09:10, ku janë përfshirë dy automjete të udhëtarëve, një i tipit “Audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Q.A. (42), dhe një “Toyota” me targa të Shkupit, që drejtohej nga 34-vjeçarja R.I., që të dy nga Studeniçani.
Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit “Audi”, si dhe një bashkudhëtar gjashtëvjeçar që ndodhej në automjetin “Toyota”.
Ndërkohë, lëndime trupore kanë pësuar edhe drejtuesja e automjetit “Toyota”, R.I., si dhe një tjetër fëmijë gjashtëvjeçar që ishte bashkudhëtar në të njëjtin automjet.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Kompleksin e Klinikave Nënë Tereza, ku nga mjekët janë konstatuar lëndimet.
Ekspertizën në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup, ndërsa po hetohen rrethanat e plota të aksidentit.
Flaka
















