Sipas informacioneve jozyrtare, dy viktimat e aksidentit të rëndë që ndodhi herët këtë mëngjes në autostradën Beograd–Nish janë një burrë dhe një grua nga fshati Mateç i Kumanovës, transmeton Faktiditor.info.
Burime jozyrtare bëjnë të ditur se viktimat i përkasin një familjeje të njohur në Mateç, familje e një profesori me inicialet (L.).
Aksidenti ndodhi pranë nyjës Umçari, kur një automjet i tipit “Seat” me targa gjermane, për arsye ende të paqarta, doli nga rruga. Sipas dyshimeve të para, shoferi humbi kontrollin mbi mjetin, përplasi gardhin mbrojtës dhe një shenjë rrugore pranë autostradës.
Si pasojë e përplasjes së fuqishme, dy persona humbën jetën në vend, ndërsa një pasagjer tjetër u transportua me urgjencë në spital me lëndime të rënda.
Autoritetet kompetente po zhvillojnë hetime për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit. Gazeta Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
21 Dhjetor, 2025 14:43 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.