Alarmet për bomba në “East Gate” dhe “Diamond” në Shkup rezultojnë të rreme

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Prill, 2026 15:06

Alarmet për bomba në “East Gate” dhe “Diamond” në Shkup rezultojnë të rreme

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se alarmet për bomba të raportuara sot në dy qendra tregtare në Shkup, “East Gate” dhe “Diamond”, kanë rezultuar të jenë të rreme.

Sipas njoftimit zyrtar nga MPB, kërcënimet janë pranuar përmes adresës elektronike të Ministrisë, ku është raportuar se në këto dy qendra tregtare janë vendosur mjete shpërthyese.

Menjëherë pas pranimit të njoftimit, forcat policore kanë ndërmarrë masa dhe veprime përkatëse brenda dhe rreth objekteve, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të verifikuar informacionin.

Pas kontrolleve të detajuara, autoritetet kanë konstatuar se bëhej fjalë për alarme të rreme dhe se nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes në qendrat tregtare.

Rasti ka shkaktuar shqetësim te qytetarët dhe vizitorët e qendrave tregtare, ndërsa organet kompetente po punojnë për identifikimin e personave që qëndrojnë pas këtyre kërcënimeve.

Flaka

17
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Prill, 2026 15:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
17
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?