Ali Ahmeti në 24-vjetorin e partisë: “BDI mbetet zëri autentik i shqiptarëve dhe forca më e konsoliduar në vend”

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Qershor, 2026 12:42 Përditësuar

Ali Ahmeti në 24-vjetorin e partisë: “BDI mbetet zëri autentik i shqiptarëve dhe forca më e konsoliduar në vend”

Në një atmosferë festive në Parkun e Qytetit në Shkup, kryetari i Ali Ahmeti ka shënuar 24-vjetorin e themelimit të Bashkimi Demokratik për Integrim, së bashku me anëtarë, simpatizantë dhe mbështetës të partisë.

Ahmeti theksoi se për 24 vite me radhë, BDI ka përfaqësuar qytetarët “me dinjitet”, duke e cilësuar partinë si “forca politike më e organizuar, më e konsoliduar dhe më e etabluar në vend”.

“BDI vazhdon të jetë zëri autentik i shqiptarëve dhe i të gjithë qytetarëve që besojnë në barazi, demokraci dhe integrim”, deklaroi Ahmeti.

Sipas tij, të arriturat më të rëndësishme të vendit mbajnë vulën e angazhimit të BDI-së, ndërsa sfidat aktuale do të tejkalohen “me unitet dhe vendosmëri”.

“Edhe sfidat dhe përballjet e sotme, të cilat me të drejtë ngjallin shqetësim, do t’i tejkalojmë së bashku, me unitet dhe vendosmëri, duke e rikthyer Maqedoninë e Veriut në rrugën e sigurt drejt vlerave perëndimore dhe integrimit euroatlantik”, u shpreh Ahmeti.

Në fund, ai uroi të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe mbështetësit për 24-vjetorin e themelimit të partisë. Flaka ua sjell fjalimin e plotë të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti në manifestimin e themelimit të këtij subjekti politik. Gazeta Flaka

55
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Qershor, 2026 12:42 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
55
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?