Dy persona, përfshirë një të mitur, janë arrestuar nga policia në Strugë, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.
Sipas njoftimit zyrtar, më 23 mars 2026 rreth orës 19:45, zyrtarët policorë nga Departamenti për tregti të paligjshme me drogë dhe armë pranë SPB Strugë kanë privuar nga liria personin me iniciale L.R. (19 vjeç) dhe vëllain e tij 15-vjeçar.
Arrestimi i tyre është bërë mbi dyshimet për kryerjen e veprës penale “prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve plasëse”.
Gjatë një kontrolli të realizuar në banesën e tyre me urdhër gjykate, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të tipit “Desert Lort” e kalibrit 9 mm, së bashku me një karikator të zbrazët. Sipas autoriteteve, arma mbahej pa leje.
Burimet bëjnë të ditur se i mituri ka deklaruar se prindërit e tyre nuk kishin dijeni për ekzistencën e armës në shtëpi.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente, ndërsa ndaj të dyshuarve pritet të ndërmerren veprimet e mëtejshme ligjore.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
24 Mars, 2026 19:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.