Arrestohet 31-vjeçari në Tetovë, kërcënoi partneren me vdekje për banesë dhe veturë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Prill, 2026 19:31

Arrestohet 31-vjeçari në Tetovë, kërcënoi partneren me vdekje për banesë dhe veturë

Policia në Tetovë ka arrestuar një 31-vjeçar me inicialet A.D., pas denoncimit për kërcënime serioze ndaj partneres së tij të pamartuar.

Sipas informacioneve zyrtare, një grua 36-vjeçare nga Tetova ka raportuar në polici se partneri i saj e kishte kërcënuar, duke i kërkuar që t’i siguronte një banesë dhe një veturë. Në të kundërt, ai dyshohet se e kishte kërcënuar me jetë.

Pas pranimit të kallëzimit, autoritetet kanë reaguar menjëherë, duke ndërmarrë masa operative dhe duke arrestuar të dyshuarin, i cili aktualisht po mbahet në stacion policor.

Nga Shërbimi Hetimor në Tetovë bëhet e ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihen akuza përkatëse.

Rasti është në procedurë dhe pritet zbardhja e plotë e rrethanave.

Flaka

90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Prill, 2026 19:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?