Një shtetas 36-vjeçar nga Kosova është arrestuar në autostradën A1, pasi u kap duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 220 kilometrash në orë, në një segment ku kufiri maksimal i lejuar është 120 km/h.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ngjarja ka ndodhur sot (3 gusht 2026), rreth orës 08:41, në parkingun “Miletkovë”, ku zyrtarët policorë të SPB Strumicë – Njësia Policore e Gjevgjelisë kanë privuar nga liria shtetasin kosovar me inicialet S.Z. (36).
Gjatë kontrollit në komunikacion, policia konstatoi se ai po drejtonte një automjet të tipit “Mercedes”, me targa të Kosovës, me shpejtësi prej 220 km/h, pra 100 km/h mbi kufirin maksimal të lejuar në atë pjesë të autostradës.
MPB bëri të ditur se ndaj 36-vjeçarit do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “drejtim i pamatur i mjetit motorik”, në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
3 Gusht, 2026 13:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.