Një 36-vjeçar nga fshati Vrutok i Gostivarit është arrestuar pasi dyshohet se shkaktoi një aksident trafiku dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), më 2 korrik 2026, zyrtarët e Stacionit Policor për Siguri në Trafikun Rrugor në Gostivar e privuan nga liria personin me inicialet F.I. (36), pasi u identifikua si drejtuesi i automjetit “Volkswagen Caddy” me targa të Gostivarit, i përfshirë në aksident.
Pas kontrolleve të kryera nga policia, u konstatua se i dyshuari nuk posedonte leje drejtimi dhe se kishte drejtuar automjetin në mënyrë të kundërligjshme.
Me urdhër të prokurorit publik, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit, ndërsa automjeti është sekuestruar për procedura të mëtejshme hetimore.
Nga MPB bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 36-vjeçarit do të parashtrohet kallëzimi përkatës në përputhje me ligjin.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
3 Korrik, 2026 19:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.