Arrestohet 45-vjeçari në Shkup, dyshohet se vodhi amortizatorë nga hekurudha

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Shtator, 2026 13:54

Arrestohet 45-vjeçari në Shkup, dyshohet se vodhi amortizatorë nga hekurudha

Një 45-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria pasi dyshohet se ka kryer dy vjedhje të rënda të amortizatorëve nga linja hekurudhore.

Sipas MPB-së, Z.S. është privuar nga liria më 3 shtator 2026 nga nëpunës policorë të SPB Shkup, pas denoncimeve për dy raste vjedhjeje. Njëra vjedhje ka ndodhur në territorin e SP Aerodrom, ndërsa tjetra në territorin e SP Draçevë.

Pas denoncimeve, policia ka ndërmarrë masat përkatëse dhe sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, “Hekurudhat e RMV-së”. I dyshuari është dërguar në SP Aerodrom.

Nga MPB bëjnë të ditur se pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Flaka

86

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Shtator, 2026 13:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
86

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut