Një 49-vjeçar nga rajoni i Gostivarit është arrestuar nga policia pas një denoncimi për dhunë në familje dhe sjellje agresive ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja është raportuar më 24 korrik 2026, rreth orës 04:50, kur zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Gallatë kanë privuar nga liria personin me inicialet S.O. (49).
Arrestimi është bërë pas denoncimit të bashkëshortes së tij 43-vjeçare, e cila ka deklaruar se i dyshuari është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe fëmijëve të tyre në shtëpinë familjare.
Gjithashtu, sipas raportimit policor, 49-vjeçari dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij 20-vjeçar, duke përdorur edhe një mjet të mprehtë.
Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës ndaj personit të arrestuar.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
24 Korrik, 2026 19:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.