SPB Shkup ka arrestuar S.G. (51) nga fshati Taor i Shkupit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vrasje” ndaj Zh.G. (48).
Sipas njoftimit të policisë, më 26 qershor i dyshuari kishte raportuar se viktima, me të cilën jetonte në të njëjtën shtëpi, ishte larguar nga banesa. Një ditë më vonë, më 27 qershor, ai ka njoftuar autoritetet se e kishte gjetur trupin e saj të pajetë pranë fshatit Letevc në rajonin e Shkupit.
Në vendngjarje kanë intervenuar ekipet policore së bashku me prokurorin publik, ndërsa trupi i viktimës, i cili ndodhej në fazë dekompozimi, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Pas intervistimit zyrtar, i dyshuari është privuar nga liria, ndërsa në lidhje me rastin janë arrestuar edhe disa persona të tjerë: Z.M. (62), G.B. (64) dhe M.D. (69).
Autoritetet bëjnë të ditur se hetimet po vazhdojnë nën koordinimin e prokurorit publik, me qëllim zbardhjen e plotë të rastit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
28 Qershor, 2026 15:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.