Policia e Tetovës ka arrestuar një 16-vjeçar nga Tetova, i cili dyshohet për kryerjen e disa veprave penale të vjedhjes dhe vjedhjes së rëndë në objekte fetare.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i mituri është privuar nga liria më 5 korrik 2026, rreth orës 13:20, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë.
Nga hetimet paraprake, ai dyshohet se gjatë muajit të kaluar ka kryer vjedhje në kishën e fshatit Bërvenicë, si dhe në dy xhami në Tetovë.
Policia bëri të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të miturit do të parashtrohet kallëzimi përkatës për veprat penale që i ngarkohen.
Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
6 Korrik, 2026 12:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.