Arrestohet një 30-vjeçar nga Shkupi, dyshohet se përndiqte dhe kërcënonte ish-partneren në Tetovë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Maj, 2026 20:24

Arrestohet një 30-vjeçar nga Shkupi, dyshohet se përndiqte dhe kërcënonte ish-partneren në Tetovë

Oficerët e policisë nga SPB Tetovë kanë arrestuar një 30-vjeçar nga Shkupi, pas denoncimit të bërë nga ish-partnerja e tij për përndjekje dhe kërcënime të vazhdueshme.

Sipas informacioneve zyrtare, bëhet fjalë për personin me inicialet S.K. (30), i cili është ndaluar dje rreth orës 14:45 në rrugën “Marshal Tito” në Tetovë.

Policia njoftoi se ish-partnerja e tij, një grua 33-vjeçare, kishte raportuar më herët se ai e kishte ndjekur për një periudhë të gjatë kohore. Sipas denoncimit, rreth orës 08:00 të mëngjesit, 30-vjeçari kishte shkuar në vendin e saj të punës ku dyshohet se kishte bërë kërcënime ndaj saj dhe familjes së saj.

“Duke vepruar sipas raportimit të marrë, personi është privuar nga liria dhe po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Autoritetet po punojnë për dokumentimin e rastit, ndërsa pas kompletimit të materialeve pritet të parashtrohen edhe kallëzimet përkatëse.

Flaka

20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Maj, 2026 20:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?