ASH: Izeti në panik, shpif për qytetet shqiptare – Kush do t’ua paguajë dëmin 225 milionë euro banorëve të Çairit?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Gusht, 2025 14:02

ASH: Izeti në panik, shpif për qytetet shqiptare – Kush do t’ua paguajë dëmin 225 milionë euro banorëve të Çairit?

Aleanca për Shqiptarët reagon ndaj deklaratave të fundit të Izet Mexhitit, i cili, në përpjekje për të mbuluar aferat dhe shkatërrimin urbanistik të Çairit, ka shpërndarë shifra të pasakta dhe të manipuluara lidhur me Gostivarin.

Deklarata e tij mbi numrin e ndërtimeve pa leje në Gostivar është e pavërtetë dhe e pasaktë. Shifra e përmendur nuk i referohet ndërtimeve pa leje, por objekteve të legalizuara sipas Ligjit për legalizim para vitit 2011. Kjo përzierje është ose joprofesionalizëm, ose keqinformim i qëllimshëm.

Sipas të dhënave zyrtare të Inspektoratit të Ndërtimit të Komunës së Gostivarit, nga viti 2018 deri në vitin 2025 janë evidentuar dhe është vepruar ndaj gjithsej 112 objekteve pa leje, prej tyre: 58 shtëpi të ndërtuara pa leje, 25 mbindërtime apo shtojca, dhe
29 mure oborri.

Ajo që Izet Mexhiti po bën është një tentativë e dëshpëruar për të devijuar vëmendjen nga krimet urbanistike në Çair. Ai ngatërron qëllimisht aplikimet për legalizim të para vitit 2011 me ndërtime të paligjshme të bëra sot, duke harruar se pikërisht gjatë drejtimit të tij janë keqpërdorur këto procedura për pasurim personal dhe të rrjetit të tij.

Gostivari është një ndër komunat me numrin më të madh të lejeve për ndërtim të lëshuara – dëshmi e transparencës dhe funksionimit sipas ligjit. Për projektet madhore si masterplani i Çairit nevojiten vite pune, konsultim me publikun dhe angazhimi i ekspertëve vendas, jo shfaqje mediatike dhe “ekspertë” të importuar për interesa politike.

Jo, Izet! Krimet tuaja janë bërë tani, pikërisht duke keqpërdorur aplikimet e qytetarëve. Nëse këto kategori elementare nuk i di, atëherë na vjen keq – sepse kjo tregon se nga drejtimi i komunës nuk paske mësuar asgjë, përveç kriminalizimit të pasurisë publike dhe dëmtimit të qytetarëve.

Për më tepër, raportimet tronditëse për përfitime të paligjshme që kapin shifrën mbi 225 milionë euro nga ndërtimet e egra dhe marrëveshjet e pista me oligarkët e industrisë së bixhozit e lidhin drejtpërdrejt Izet Mexhitin dhe dinastinë e tij me afera të rënda kriminale.

Qytetarët e Çairit dhe Gostivarit e dinë mirë dallimin mes transparencës dhe korrupsionit, mes vizionit për zhvillim dhe betonizimit kriminal, thonë nga Aleanca për Shqiptarët. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Gusht, 2025 14:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.