Trafiku në autostradën Tiranë-Durrës është paraqitur i rënduar pasditen e sotme, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme për drejtuesit e automjeteve.
Sipas raportimeve, pranë mbikalimit te “Casa Italia” ka ndodhur një aksident rrugor, ku një automjet tip Toyota Yaris është përplasur me një tjetër mjet. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar nga përplasja.
Trafiku i rënduar është evident në të gjithë aksin që të nxjerr nga kryeqyteti drejt aeroportit të Rinasit, duke ndikuar veçanërisht në lëvizjen e udhëtarëve dhe pushuesve që udhëtojnë gjatë sezonit veror.
Policia ndodhet në vendngjarje për të menaxhuar situatën dhe për të rikthyer normalitetin në qarkullim.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
30 Korrik, 2025 21:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.