Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e 18 gushtit në fshatin Zajaz të Kërçovës, ku Ministria e Punëve të Brendshme ka kryer një bastisje pas një denoncimi për kërcënim familjar. Si rezultat, janë arrestuar dy persona dhe janë sekuestruar armë dhe municione.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 23:10, policia arrestoi F.Z. (81) dhe Sh.Z. (50), të dy banorë të Zajazit. Bastisja u krye me pëlqimin e familjes, pas denoncimit se Sh.Z. kishte kërcënuar bashkëshorten e tij. Gjatë kontrollit, tek Sh.Z. u gjetën fishekë dhe një pistoletë plastike, ndërsa tek F.Z. u sekuestruan një pistoletë dhe 38 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Të dy personat u dërguan në stacionin policor, dhe ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 396 të Kodit Penal, që lidhet me mbajtjen e paautorizuar të armëve dhe municioneve.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
19 Gusht, 2025 14:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.