BDI Gostivar ngre shqetësime për degradimin e shqiptarëve në institucione, reagon edhe familja Veliu

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Gusht, 2026 17:09

BDI Gostivar ngre shqetësime për degradimin e shqiptarëve në institucione, reagon edhe familja Veliu

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) – Dega Gostivar ka reaguar duke shprehur shqetësim për, sipas saj, largimet nga puna, degradimet dhe diskreditimin e të punësuarve shqiptarë në disa institucione shtetërore që menaxhohen nga niveli qendror në Gostivar.

Në reagimin e saj, BDI veçon situatën në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë, përkatësisht në Departamentin për Punë të Brendshme Gostivar.

“Sipas informacioneve që disponojmë, në vazhdimësi po ndodhin largime nga puna, degradime dhe ulje në detyrë të të punësuarve shqiptarë, të cilët për një periudhë të gjatë, falë profesionalizmit, përkushtimit dhe rezultateve të tyre, kanë ushtruar detyrën e inspektorit me grada dhe përgjegjësi të larta”, thuhet në reagim.

BDI pretendon se pesë shqiptarë janë larguar nga puna, ndërsa 12 shqiptarë dhe dy maqedonas janë degraduar në pozita, duke u transferuar me urdhëresa mujore në detyra të policëve.

Partia ngre shqetësime edhe për punësimet e fundit në Elektranat e Maqedonisë së Veriut, në Centralin Vërtok–Raven.

“Nga gjithsej 68 vendime për punësim, vetëm 19 janë shqiptarë, një disproporcion që ngre shqetësime të mëdha për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe krijon perceptimin e një qasjeje selektive dhe diskriminuese”, thuhet në reagim.

BDI përmend gjithashtu rastin e Lavdrim Veliut, të punësuar në Postën e Maqedonisë së Veriut – Njësia Rajonale Gostivar.

“Pavarësisht përgatitjes së tij universitare, ai është degraduar në sportel. Ky rast ngre pikëpyetje serioze mbi kriteret e sistemimit në vendet e punës dhe respektimin e meritokracisë”, vlerëson dega e BDI-së.

Në fund të reagimit, BDI u bën thirrje institucioneve shtetërore që, sipas saj, të ndërpresin çdo formë diskriminimi dhe të respektojnë parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, duke paralajmëruar se do të ndjekë këto raste përmes mekanizmave demokratikë dhe institucionalë.

Ndërkohë, përmes një reagimi publik ka reaguar edhe familja e Lavdrim Veliut nga Sërmnova e Gostivarit.

Në emër të familjes, Luan Veliu e cilëson vendimin për sistemimin e Lavdrim Veliut si “politikisht të motivuar”.

“Vendimi juaj është i papranueshëm. Ai është një vendim i motivuar politikisht dhe, në vend që të na dekurajojë, vetëm sa na forcon edhe më shumë në rrugën tonë për t’u përballur me politikat që i konsiderojmë të padrejta dhe antishqiptare”, thuhet në reagim.

Familja shprehet se vendimi nuk do të ndikojë në qëndrimin e Lavdrim Veliut.

“Ky vendim nuk kalon në heshtje. Keni gabuar rëndë, ju drejtues të Drejtorisë së Postës së Maqedonisë së Veriut. Keq dhe shumë keq për ju. Për Lavdrimin është krejt e kundërta”, thuhet më tej.

Në reagim rikujtohen edhe ngjarje nga e kaluara, duke pretenduar se Lavdrim Veliu është përballur me presione dhe dhunë që në moshën 12-vjeçare, por, sipas familjes, nuk është tërhequr nga bindjet e tij.

“Familja Veliu do të vazhdojë të qëndrojë e palëkundur në bindjet dhe qëndrimet e saj, pa iu nënshtruar vendimeve politike dhe pa e dridhur qerpikun përballë padrejtësive. Dinjiteti, e vërteta dhe qëndrueshmëria kanë qenë dhe do të mbeten busulla jonë”, përfundon reagimi i nënshkruar nga Luan Veliu. Gazeta Flaka

481
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Gusht, 2026 17:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
481
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?