BDI: MPB të publikojë raportin e plotë policor për rastin e dy të rinjve të rrahur në Saraj

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Tetor, 2026 14:51

BDI: MPB të publikojë raportin e plotë policor për rastin e dy të rinjve të rrahur në Saraj

Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme që të publikojë raportin e plotë policor lidhur me ndërhyrjen e 7 tetorit, gjatë së cilës dy të rinj nga Saraji, të moshës 21 dhe 23 vjeç, që janë rrahur brutalisht nga pjesëtarë të policisë.

Në opinion janë paraqitur versione kundërthënëse për atë që ka ndodhur. Të rinjtë dëshmojnë se janë goditur edhe pasi janë neutralizuar dhe prangosur, ndërsa në publik janë plasuar pretendime për rezistencë ndaj policisë dhe marrje të armës së një zyrtari policor.

Prandaj kërkojmë publikimin e raportit fillestar të patrullës policore, procesverbaleve dhe dokumentacionit përkatës, duke respektuar të dhënat personale dhe integritetin e hetimit.

Kush e ka përpiluar raportin? Çfarë kanë deklaruar policët pjesëmarrës në intervenim? A përputhet versioni i tyre me pamjet që tashmë i ka parë opinioni?

Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje zyrtare.

Nëse ka pasur tejkalim të autorizimeve policore, përgjegjësia duhet të përcaktohet për secilin zyrtar të përfshirë, pa përjashtim.

Qytetarët kanë të drejtë ta dinë të vërtetën, ndërsa policia ka detyrim të japë llogari për përdorimin e forcës.

Raporti duhet të bëhet publik. Përgjegjësia duhet të jetë e plotë. Asnjë uniformë nuk mund të shërbejë si mbrojtje nga ligji.

Bashkimi Demokratik për Integrim

27

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Tetor, 2026 14:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
27

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut