BDI: Për Shasivarin skandalet nuk paskan fund. Sipas tij, gjuhë juridike është vetëm gjuha maqedonase!

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Tetor, 2026 11:54

BDI: Për Shasivarin skandalet nuk paskan fund. Sipas tij, gjuhë juridike është vetëm gjuha maqedonase!

Bashkimi Demokratik për Integrim kundërshton tentativat për shkelje të Kushtetutës dhe Ligjit për përdorimin e gjuhëve nga Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari.

Sipas logjikës së ministrit Shasivari, gjuhë juridike mbetet vetëm gjuha maqedonase, ndërsa përdorimi i shqipes trajtohet si çështje që duhet të negociohet, të diskutohet dhe të rregullohet përmes akteve nënligjore.

Nga një e drejtë që buron nga Kushtetuta dhe ligji, ministri po zbret te aktet nënligjore! Kjo nuk është zgjidhje e problemit, por krijim i problemit.

Ndërkohë, ministri e paraqet takimin me studentët si një arritje të jashtëzakonshme. Por, që kur takimi me studentët u bë sukses politik, ndërsa zbatimi i Kushtetutës mbeti objekt negociatash?

Ministri i Drejtësisë po shndërrohet në ministër të takimeve! Takime, konsultime, biseda dhe premtime, por studentët shqiptarë vazhdojnë të përballen me të njëjtën pengesë: pamundësinë për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

BDI vlerëson se të drejtat kushtetuese nuk mund të varen nga vullneti i ministrit, nga rezultatet e takimeve apo nga interpretimet e akteve nënligjore. Aktet nënligjore duhet të shërbejnë për zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve, jo për ta zëvendësuar apo kufizuar të drejtën që ato garantojnë.

Shqipja në provimin e jurisprudencës nuk është çështje kompromisi, por çështje e barazisë dhe respektimit të rendit kushtetues.

Studentët nuk kanë nevojë për një tjetër takim që të shpallet sukses. Ata kanë nevojë për një zgjidhje të qartë, të plotë dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.

48

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Tetor, 2026 11:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
48

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut