Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Britaninë e Madhe. Eljon Markaj, 31 vjeç, është arrestuar dhe akuzohet për vrasjen me thikë të kushëririt të tij, Elsiado Marku, 26 vjeç, në qytetin e Leeds-it.
Sipas policisë britanike, ngjarja ka ndodhur pasditen e 29 gushtit në zonën Cardigan Road, Headingley, ku viktima u shpall i vdekur në vendngjarje. Hetuesit e përshkruajnë sulmin si një “sulm të dhunshëm dhe të vazhdueshëm”.
Markaj është gjithashtu i akuzuar për mbajtje të një arme të ftohtë në publik dhe është lënë në paraburgim, ndërsa pritet të dalë para Gjykatës së Magjistratëve në Leeds. Autoritetet kanë konfirmuar se nuk po kërkojnë persona të tjerë në lidhje me këtë rast, ndërsa hetimet për motivin e ngjarjes vijojnë.
Policia ka bërë thirrje për çdo dëshmitar që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
2 Shtator, 2025 10:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.