Çair, qytetarë, të rinj dhe institucione bashkohen për një mjedis më të pastër

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Shtator, 2026 19:01

Çair, qytetarë, të rinj dhe institucione bashkohen për një mjedis më të pastër

Me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve, të rinjve dhe përfaqësuesve të institucioneve, sot në territorin e Komunës së Çairit u realizua aksioni ekologjik “Dil dhe bashkangjitu!”, me aktivitete për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe të gjelbra.

Në aksion u përfshinë punonjës të institucioneve dhe ndërmarrjeve publike, vullnetarë të Kryqit të Kuq, nxënës, të rinj dhe qytetarë, të cilët vepruan në disa pika të komunës. Një nga drejtimet e aksionit nisi nga objekti i Komunës së Çairit dhe vazhdoi drejt Parkut të Çairit, duke përfshirë pastrimin e hapësirave përgjatë këtij segmenti dhe brenda parkut.

Aktiviteti bashkoi gjenerata të ndryshme rreth një qëllimi të përbashkët – një Çair më të pastër dhe më të rregulluar, duke përcjellë njëkohësisht mesazhin se mbrojtja e mjedisit dhe kujdesi për hapësirat publike kërkojnë angazhim të vazhdueshëm dhe përgjegjësi të përbashkët.

Komuna e Çairit do të vazhdojë të mbështesë dhe promovojë iniciativa që nxisin ndërgjegjësimin ekologjik dhe përfshirjen aktive të qytetarëve në kujdesin për mjedisin ku jetojmë.

277

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Shtator, 2026 19:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
277

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut