Dibër-Shkup: Ndalohet një 33-vjeçar, i gjenden mbi 16 kilogramë duhan pa dokumente
NJPB Dibër ka paraqitur kallëzim penal ndaj S.R. (33) nga fshati Luboten i Shkupit, nën dyshimin për shmangie të pagesës së akcizës. Sipas policisë, gjatë një kontrolli në rrugën magjistrale Dibër-Shkup, është ndaluar automjeti „Volkswagen Golf“ që drejtohej nga 33-vjeçari.












