Një incident fizik mes familjarësh është raportuar të ketë ndodhur gjatë ditës së shtunë në Gostivar, pas një mosmarrëveshjeje që dyshohet se lidhet me keqkuptime të mëhershme.
Sipas njoftimit të policisë, më 30 maj 2026, rreth orës 14:00, në DPB Gostivar, F.H. (43) nga fshati Banjicë e Epërme ka raportuar se rreth orës 13:40, teksa ndodhej në një pompë benzine në rrugën “JNA” në Gostivar, pas një debati verbal është sulmuar fizikisht nga daja i tij, A.P.
Sipas kallëzimit, mes dy familjarëve kanë ekzistuar edhe më parë mosmarrëveshje dhe keqkuptime, të cilat dyshohet se kanë çuar në përshkallëzimin e situatës.
Përleshja është ndërprerë falë ndërhyrjes së vëllait të raportuesit, i cili ka arritur t’i ndajë palët dhe të shmangë pasoja të tjera.
Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe dokumentimin e ngjarjes.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
31 Maj, 2026 20:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.