Detaje tronditëse nga plagosja në lokal – policia në ndjekje të autorit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Gusht, 2025 13:33 Përditësuar

Detaje tronditëse nga plagosja në lokal – policia në ndjekje të autorit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë mesnatës në fshatin Çukas të Lushnjës, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.

Sipas njoftimit të Policisë, R. G., 56 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë një 58-vjeçar, klient të lokalit të tij, të identifikuar si R. M.. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Lushnjës. Forcat e rendit po vijojnë punën për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët që mund të kenë informacion mbi vendndodhjen e autorit.

Flaka

93
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Gusht, 2025 13:33 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
93
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?