Një incident i rëndë dhune mes nxënësve ka ndodhur në një shkollë fillore në Tetovë, duke shkaktuar shqetësim te prindërit dhe opinioni publik.
Sipas informacioneve zyrtare, një prind me inicialet U.S. (40 vjeç) ka denoncuar në polici se vajza e tij 13-vjeçare është sulmuar fizikisht gjatë një turneu sportiv që po zhvillohej në fushën e futbollit të shkollës.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 12:50, ku sipas denoncimit, e mitura është goditur nga katër nxënëse më të rritura.
Nga SPB Tetovë bëhet e ditur se janë duke u ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe dokumentimin e tij.
Autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat dhe motivet e këtij incidenti, ndërsa rasti ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e nxënësve në ambientet shkollore.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
27 Mars, 2026 11:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.