Djersitja në gjumë – kur është normale dhe kur jo

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Gusht, 2025 17:34

Djersitja në gjumë – kur është normale dhe kur jo

Djersa është një mekanizëm natyror i trupit për të rregulluar temperaturën, por djersitja gjatë gjumit mund të jetë shqetësuese për shumë njerëz. Ndërsa faktorët si temperatura e ambientit, batanijet e rënda, apo pizhamet jo të përshtatshme janë shkaqe të zakonshme, ka edhe arsye më serioze që duhen marrë parasysh.

Shkaqet më të zakonshme të djersitjes gjatë natës:

  • Medikamente: Antidepresivët, aspirina, paracetamoli dhe ilaçe të tjera mund të shkaktojnë djersitje si efekt anësor.
  • Sëmundje infektive: HIV, tuberkulozi, sëmundja e Hodgkin-it dhe gripi janë të lidhura me djersitje të natës.
  • Alkoli: Abuzimi me alkoolin gjatë natës ndikon në sistemin nervor dhe shkakton djersitje.
  • Ushqimi pikant: Rrit temperaturën e trupit gjatë tretjes, duke shkaktuar djersitje.
  • Hiperhidroza: Një gjendje që shkakton djersitje të tepruar pa ndonjë shkak të dukshëm.
  • Menopauza dhe ndryshimet hormonale: Gratë përjetojnë afshe të nxehta dhe djersitje për shkak të rënies së estrogjenit. Edhe meshkujt me nivele të ulëta të testosteronit mund të përjetojnë simptoma të ngjashme.

Kur duhet të shqetësoheni?

Nëse djersitja është e shpeshtë, e tepruar dhe shoqërohet me ethe, lodhje, humbje peshe apo pagjumësi, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun. Djersitja mund të jetë simptomë e një sëmundjeje të fshehur që kërkon trajtim.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Gusht, 2025 17:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.