Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen Bit Pazar në Shkup mëngjesin e 6 gushtit 2025. Rreth orës 01:10, në SPB Shkup është raportuar nga Qendra Urgjente pranë Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza” se është sjellë me plagë nga armë zjarri një 25-vjeçar me inicialet O.E., banor i Shkupit.
Sipas raportimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30, përpara oborrit të shtëpisë së viktimës, ku pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion, ka shpërthyer një konflikt mes tij dhe fqinjit të tij Q.Ç. Ky i fundit e ka sulmuar fizikisht, dhe më pas, së bashku me M.Ç., Sh.Ç., O.Ç. dhe B.M., kanë hyrë në oborrin e O.E., duke sulmuar edhe babanë dhe vëllain e tij, D.E. dhe M.E.
Gjatë përleshjes, Q.Ç. ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të O.E., duke e plagosur në gjoks dhe dorë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tre gëzhoja, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe pritet të ngrihen kallëzimet përkatëse penale ndaj të përfshirëve.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
6 Gusht, 2025 16:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.