Dy arrestime në Gostivar, sekuestrohen substanca narkotike në kontrolle policore

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2026 12:18

Dy arrestime në Gostivar, sekuestrohen substanca narkotike në kontrolle policore

Policia në Gostivar ka privuar nga liria dy persona në raste të ndara, pas kontrolleve të realizuara me urdhër gjyqësor, ku janë gjetur substanca të dyshuara narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë arrestuar personin M.S. (38) në qytet. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe në një objekt gastronomik në pronësi të tij, janë gjetur dhe sekuestruar disa paketime me marihuanë si dhe një substancë pluhur e bardhë e dyshuar për narkotik. Sasi marihuane është gjetur edhe brenda lokalit.

Në një rast tjetër, më 11.04.2026 në ora 02:00, policia e Stacionit të Çegranit ka arrestuar personin U.I. (57) nga fshati Forinë i Gostivarit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, gjithashtu me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhur e bardhë e dyshuar si narkotike.

Të dy personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse nga autoritetet kompetente. Gostivari Sot

1
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2026 12:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
1
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?