Dy incidente të rënda brenda natës: 9 të arrestuar në Kërçovë, 77-vjeçari sulmohet në Kumanovë
Dy ngjarje të rënda kanë shënuar kronikën e zezë në Maqedonia e Veriut, ku përleshjet fizike dhe dhuna në familje kanë rezultuar me të plagosur dhe të arrestuar.
Në Kërçova, në kryqëzimin e Oslomejt, nëntë persona janë arrestuar pas një përleshjeje masive që ndodhi rreth orës 01:30 të mëngjesit. Sipas policisë, disa persona janë përfshirë në një konflikt fizik gjatë të cilit janë përdorur thika dhe objekte druri. Si pasojë, dy persona kanë pësuar prerje dhe lëndime trupore.
Të dyshuarit, të rinj nga Prilepi, Manastiri dhe Kërçova, janë arrestuar disa orë më vonë, rreth orës 03:40, nga efektivët e policisë. Autoritetet bëjnë të ditur se pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.
Ndërkohë, një rast tjetër i rëndë është raportuar në Kumanova, ku një 77-vjeçar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij dhe ish-bashkëshortja. Sipas të dhënave të policisë, ngjarja ka ndodhur më 8 prill rreth orës 20:00.
Nga Sektori për Punë të Brendshme bëhet e ditur se viktima ka raportuar vetë rastin, ndërsa ndaj personave të dyshuar, me iniciale M.M. dhe B.M., po ndërmerren veprime përkatëse ligjore.
Policia njofton se po punon për zbardhjen e plotë të të dy rasteve, ndërsa thekson se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për dokumentimin dhe procedimin e tyre. Gazeta Flaka
















