Ngjarja ka tronditur jo vetëm Sarandën e Delvinën, por mbarë opinionin publik. Sipas raportimeve, mbrëmjen e 24 gushtit 2025, rreth orës 20:15, në kthesën e njohur si “Pularia” në Karahaxh, automjeti tip Audi i drejtuar nga 23-vjeçari Kevin Nora, banues në Fier, u përplas kokë më kokë me një Lancia ku udhëtonin tre vajza.
Testet e alkoolit treguan se Nora ishte në gjendje të rëndë të dehur (1.52 mg/l në testin e parë dhe 1.42 mg/l në të dytin). Përplasja rezultoi fatale për motrat Ela Dhimaku (22 vjeçe) dhe Rezi Dhimaku (20 vjeçe), ndërsa mikesha e tyre Antonela Zhupa (24 vjeçe) mbeti e plagosur rëndë dhe po trajtohet në spital.
Policia e ka arrestuar menjëherë shoferin e Audi-t, duke e akuzuar për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt”.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
25 Gusht, 2025 12:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.