Dy persona arrestohen në Gostivar, policia u gjen lëndë të dyshuar narkotike

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Korrik, 2026 14:33 Përditësuar

Dy persona arrestohen në Gostivar, policia u gjen lëndë të dyshuar narkotike

Dy persona nga Gostivari janë privuar nga liria nga zyrtarët policorë të DPB Gostivar, pasi gjatë një kontrolli janë gjetur me lëndë të dyshuar narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, më 22 korrik 2026, rreth orës 17:40, në rrugën “JNA” në Gostivar, janë arrestuar D.S. (27) dhe J.H. (27), të dy banorë të Gostivarit.

Gjatë kontrollit ndaj D.S. është gjetur një lëndë e bardhë pluhur, ndërsa te J.H. është gjetur një kartëmonedhë prej 1.000 denarësh me mbetje të së njëjtës lëndë të bardhë.

Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarve do të parashtrohen kallëzimet përkatëse, ndërsa lënda e gjetur do t’i nënshtrohet procedurave të mëtejshme për ekspertizë.

Flaka

393
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Korrik, 2026 14:33 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
393
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?