Policia po heton dy raste të raportuara të dhunës fizike në rajonin e Pollogut.
Në Gradec, një 56-vjeçar ka denoncuar në polici se ishte sulmuar fizikisht në një lokal pas një debati me një bashkëfshatar. Rasti është raportuar dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të incidentit.
Ndërkohë, në Gostivar, një banor i Gjonovicës së Poshtme ka raportuar se gjatë kthimit në shtëpi së bashku me familjen ishte sulmuar fizikisht pas një konflikti në komunikacion.
Sipas denoncimit, gjatë përleshjes është sulmuar edhe nëna e tij, e cila kishte tentuar të ndante palët.
Policia po ndërmerr masa për dokumentimin e rasteve dhe zbardhjen e plotë të incidenteve.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
12 Gusht, 2026 16:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.