Dy të rinj përfundojnë në polici në Gostivar, drejtonin mjete të paregjistruara dhe pa patentë
Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë gjatë aksioneve të realizuara në rajonin e Gostivarit, pasi janë kapur duke drejtuar mjete të paregjistruara dhe pa poseduar patentë shoferi.
Rasti i parë është regjistruar më 26 korrik 2026, rreth orës 13:10, në Mavrovë, ku efektivët e Njësisë Policore Mavrovë kanë ndaluar 18-vjeçarin E.S. nga Gostivari. Gjatë kontrollit është konstatuar se ai drejtonte një motoçikletë me targa të Gostivarit, e cila ishte e paregjistruar, ndërsa vetë drejtuesi nuk posedonte patentë shoferi.
Motoçikleta është sekuestruar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj të riut do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Ndërkohë, po atë ditë, rreth orës 23:00, në rrugën “Vëllezërit Bllazhevski” në Gostivar, policia ka privuar nga liria një të mitur 16-vjeçar. Ai drejtonte një moped të paregjistruar pa e fituar të drejtën për drejtim të automjeteve dhe ishte përfshirë në një aksident trafiku.
Edhe në këtë rast, mjeti është sekuestruar, ndërsa pas përfundimit të procedurave ligjore do të parashtrohet kallëzim përkatës ndaj të miturit.
Autoritetet rikujtojnë se drejtimi i mjeteve pa patentë dhe me mjete të paregjistruara përbën shkelje serioze të rregullave të komunikacionit dhe rrezikon sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.
Flaka
















