Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Kumanovë, ku një grua 72-vjeçare ka denoncuar se është sulmuar në banesën e saj nga mbesa e saj 13-vjeçare.
Sipas njoftimit të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, rasti është raportuar më 18 korrik 2026, rreth orës 21:30. Gruaja ka deklaruar se e mitura e ka sulmuar me një send të mprehtë, duke i shkaktuar lëndime, ndërsa në denoncim ka përmendur edhe përfshirjen e anëtarëve të tjerë të familjes.
Nga SPB Kumanovë bëjnë të ditur se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit. Pas dokumentimit të provave dhe përfundimit të hetimeve, rasti do t’u përcillet institucioneve kompetente për procedim të mëtejshëm.
Autoritetet nuk kanë bërë të ditura më shumë detaje lidhur me motivet apo rrethanat që çuan deri te ngjarja.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
20 Korrik, 2026 19:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.