EDITORIAL: Lionel Messi i politikës në RMV, cili është potezi i rradhës i Arben Taravarit?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Mars, 2025 10:51

EDITORIAL: Lionel Messi i politikës në RMV, cili është potezi i rradhës i Arben Taravarit?

Gazetari kontravers Zoran Bozhinovski, dje publikoi në faqen e tij në Facebook që lideri i ASH-së dhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari me 2 prill largohet nga digasteri qeveritar, dhe me këtë edhe nga koalicioni me partitë e tjera shqiptare që janë aktualisht në qeveri, shkruan Flaka.

Ky informacion edhe pse jo zyrtar, shokoi opinionin publik. Për të dhënë një përgjigje, Arben Taravari ende nuk është prononcuar pas gati 20 orëve. Siç duket, Taravari është fokusur në protokollet e ministrisë për të lënduarit e tragjedisë së Koçanit, dhe nuk i lejnë përshtype deklaratat e tilla.

Nga partia e Taravarit, i vetmi që deri tani ka reaguar ka qenë sekretari organizativ i kësaj partie Gadaf Uzairi. Ky i fundit ka shkruar: Rini të qetë, Aleanca për Shqiptarët dhe Arben Taravari janë gjithmonë në rrugën e drejtë dhe në përputhje me kërkesat e shqiptarëve.

Por kjo përgjigje nuk shuajti kureshtjen e opinionit publik, pasi ka lënë të hapura dilemat që qarkullojnë në media dhe rrjetet sociale.

Ky paralajmërim, ka nxitur reagime edhe të aktivistëve të partive të VLEN-it. Ka dhe të tillë që Taravarin e quajtën mashtrues dhe se po del nga Koalicioni VLEN për të bashkuar forcat dhe qeverisur me partinë e Ali Ahmetit.

E portali Populli shkruan që rrjete sociale qarkulluan shumë lajme se Arben Taravari është takuar me kreun e Integristëve Ali Ahmetin, dhe se takimi është mbajtur i fshehur dhe se nuk ka informacione se nëse janë takuar çka është folur!

Taravari, sic shkruan ky portal, njifet si i afërt me kryeministrin e vendit Mickovski dhe se a po bëjnë plan që ta marin Ahmetin dhe ta largojnë Bilall Kasamin, Afrim Gashin dhe Izet Mexhitin!

“Në Lëvizja Besa ka pakënaqësi mes Bilal Kasamit dhe deputetit Adnan Azizit, Alternativa parti shumë e vogël nuk ka votues sa ka marë poste, në LD-në e Mexhitit pakënaqësi të tepërta duke filluar nga baza e kësaj partie Çairi”, shkruan portali Populli.

Ajo që është e sigurt deri tani, për të gjitha këto zhvillime nuk janë prononcuar prerë dhe zyrtarisht as lideri i ASH-së Arben Taravari as lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

Për herë të fundit, në inervistën 5 pyetje flakë në Flaka, lideri i Aleancës për Shqiptarët – ASH, Arben Taravari ka folur për bashkëpinimin e mundshëm në të ardhmen me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Arben Taravari: Ali Ahmeti është në ditën e tij më të rëndë politike. Unë nuk dua ta amnestoj por dua të besoj se ai nuk ka lidhje me personazhet e akuzuar të partisë së tij, të cilët duke u arratisur kanë pranuar fajësinë de facto. Uroj që z. Ahmeti të jetë i pastër dhe të arrijë të reformojë partinë e tij që më në fund të kemi opozitë shqiptare dhe pse jo edhe ndoshta partnerë politik të gatshëm për një të ardhme më të mirë. Tek e fundit vizioni ynë i përbashkët janë Shqiptarët dhe të gjithë popujt e këtij shteti që sado i vogël meriton të ketë mundësi të mëdha”, tha Taravari në intervistën për Flaka, me datë 22 dhjetor të vitit 2024.

Sa është i besueshëm ky skenar?

Ishte lideri i ASH-së Arben Taravari që me veprimin e tij 5 në 12 bëri kthesën e madhe në zgjedhjet e fundit parlamentare. Duke kaluar në bllokun opozitar, duke qenë participient në pushtet, bëri të mundur fuqizimin e opozitës së atëhershme shqiptare, dhe pas zgjedhjeve, ndodhi rotacioni i madh i politikës shqiptare, duke kaluar BDI në opizitë pas 20 vitesh pushtet.

Politika është arti i së mundshmes, dhe nëse ndodh një gjë e tillë, asgjë nuk do të ishte e papritur. Redaksia Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Mars, 2025 10:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media