Fëmijë i helmuar në Kumanovë – dyshohet konsumim i detergjentit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Gusht, 2025 14:42

Fëmijë i helmuar në Kumanovë – dyshohet konsumim i detergjentit

Një tjetër rast shqetësues i helmimit të një fëmije është regjistruar në Kumanovë, ku një fëmijë katërvjeçar është sjellë në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit me simptoma helmimi. Sipas njoftimit nga SPB Kumanovë, rasti është raportuar mbrëmjen e djeshme, në orën 22:42.

“Fëmija është helmuar nga konsumimi i një lëngu të panjohur, më së shumti detergjent,” deklaroi drejtori i spitalit, Sasho Stoshevski.

Pas trajtimit fillestar në repartin e pediatrisë, fëmija është stabilizuar dhe transportuar në Klinikën e Shkupit për detoksifikim të mëtejshëm. Aktualisht, gjendja e tij është e qëndrueshme, dhe pritet të lirohet për në shtëpi pas përfundimit të trajtimit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit, ndërsa ky është rasti i tretë i helmimit të fëmijëve në rajon gjatë muajve të fundit. Në korrik, u raportuan dy raste të ngjashme: një foshnjë njëvjeçare nga fshati Otllë i Lipkovës dhe një tjetër dhjetëmuajshe nga Kumanova, të dyja të helmuara nga medikamente.

Flaka

92
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Gusht, 2025 14:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
92
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?