Fetai: Gjuha jonë e punës në koalicion VLEN është gjuha shqipe

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Gusht, 2025 01:34

Fetai: Gjuha jonë e punës në koalicion VLEN është gjuha shqipe

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ,njëherit një nga krerët e VLEN në intervistën për Kanal10, ka deklaruar se VLEN është futur në Qeveri me legjitimitetin e votës shqiptare. Fetai tha se BDI, në mandatet e fundit sa ishte në Qeveri, kishte rreth 85.000 vota, ndërsa VLEN, në zgjedhjet e fundit, mori afër 107.000 vota.

“Pra, ne kemi diku 50 për qind më shumë vota dhe trup elektoral se BDI, kur ishte në Qeveri. Është e vërtetë se koalicioni rreth BDI-së ka grumbulluar vota më tepër se ne, por nuk duhet të harrojmë se BDI ishte në koalicion me parti turke, boshnjake dhe rome, të cilat kanë ndihmuar që të grumbullohet një sasi votash jo shqiptare”, tha Fetai.

Ai shtoi se ata mes vete komunikojnë në gjuhën maqedonase në grupin parlamentar, ndërsa VLEN funksionon ekskluzivisht në gjuhën shqipe.

“BDI apo Fronti që quhej deri dje, brenda grupit të tyre parlamentar, komunikon në gjuhën maqedonase; ne funksionojmë ekskluzivisht në gjuhën shqipe. Përfaqësimi ynë politik është ekskluzivisht shqiptar dhe gjuha jonë e punës si koalicion VLEN është gjuha shqipe. Çdo respekt për deputetët e komuniteteve joshumicë, por nuk mund të thirresh në legjitimitet shqiptar kur funksionon në grupin tënd parlamentar në gjuhën maqedonase”, përfundoi Fetai.

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Gusht, 2025 01:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.